Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut pritet të realizohet nga data 1 deri më 21 prill të vitit 2020, por vetëm nëse partitë në pushtet harmanizojnë qëndrimet lidhur me realizimin e këtij procesi statistikor.
Propozimi-ligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë ndodhet në Qeveri dhe me të parashihet përfshirja edhe e diasporës, por me një shtojcë të veçantë, ndërsa do të ketë edhe një tjetër për përkatësinë etnike të banorëve, që më parë ishte përjashtuar si mundësi për shkak të rrezikut të dështimi të regjistrimit sikur në vitin 2011.
Ishte pikërisht lënia anash e diasporës, që kryesisht është shqiptare, ajo që kishte çuar në dështimin e regjistrimit, meqë anëtarët shqiptarë në Komisionin e Regjistrimit, por edhe partitë politike, druanin se kjo do të çonte në uljen e përqindjes së shqiptarëve, të cilët me regjistrimin e vitit 2002 janë 25.17 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtat janë të lidhura pikërisht me përqindjen prej mbi 20 për qind, që është edhe pjesë e Kushtetutës.
Partitë shqiptare në Qeveri, siç bëhet e ditur jo zyrtarisht, kërkojnë që regjistrimi të mos jetë e drejtë ekskluzive e kreut të Entit të Statistikës, por përgjegjësia të ndahet edhe me zëvendësin e tij, ndërsa i gjithë procesi të jetë nën kompetencën e Qeverisë. Dallime ka edhe për diasporën, e cila në bazë të propozimit, mund të vetëregjistrohet në zyra jashtë vendit.
Enti shtetëror i Statistikës shumë herë ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë gjithçka për realizimin e regjistrimit të popullsisë, për shkak të rëndësisë që ka për shumë procese tjera apo projektimin e politikave financiare, arsimore, sociale e kështu me radhë./Rel
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...