Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka lavdëruar skuadrën e tij për karakterin e shfaqur gjatë fitores tronditëse në Ligë të Kampionëve kundër Atleticos.
Juventusi është kualifikuar në çerekfinale falë një hat-tricku nga Cristiano Ronaldo mbrëmjen e kaluar duke vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 2, transmeton portali arbresh.info.
“Ekziston gjithmonë hera e parë dhe sonte ndodhi, ne kishim nevojë për një lojë të mrekullueshme dhe ne e shfaqëm këtë, nga njëmbëdhjetësha në fushë deri te ata në bankinë dhe tifozët tanë”, ka deklaruar Bonucci pas ndeshjes.
“Ky rezultat na lejon të shkojmë dhe të luajmë në çerekfinale, ne jemi në dijeni se jemi një skuadër e mrekullueshme”
“Kur ne jemi në gjendje të shfrytëzojmë atributet tona në fushë ne jemi në gjendje për të bërë gjëra të mrekullueshme, madje edhe të shënojmë tri gola kundër një skuadre që nuk ka pranuar asnjë në pesë ndeshjet e fundit”, përfundoi Bonucci./arbresh.info/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...