Sulmuesi i Juventusit, Federicio Bernardeschi ka lavdëruar skuadrën e tij për besimin dhe ka deklaruar se ata shkruan historinë me eliminimin e Atleticos nga Liga e Kampionëve.
Cristiano Ronaldo shënoi hat-trick mbrëmjen e së martë duke i ndihmuar “Zonjës së Vjetër” të rikthehet nga disavantazhi prej 2 me 0 në takimin e parë për të vazhduar tutje në çerekfinale të këtij kompeticioni, transmeton portali arbresh.info.
Bernardeschi ishte njëri nga figurat kyçe në rikthim për shkak se fitoi penalltinë vendimtare që bëri që Juventusi të vazhdoj tutje.
“Jam shumë i lumtur për këtë, por gjithashtu për skuadrën sepse ne kemi luajtur një ndeshje të jashtëzakonshme në çdo aspekt”, ka thënë ai për Juventus TV kur është pyetur rreth penaltisë së fituar.
“Ne gjithmonë kishim besim dhe i dinim fuqitë tona. Tensioni jonë rreth ndeshjes ishte rritur gjatë ditëve të kaluara së bashku me adrenalinën dhe përkushtimin në mënyrë për të arritur këtë. Në fund ne e arritëm këtë”
“Penaltia ishte e pastër dhe në fund ne fituam 3 me 0. Ishte një ndeshje perfekte”
“Ishte perfekte, diçka që shihet. Ne kemi shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e Juves”
Bernardeschi kishte krijuar gjithashtu një asistim në golin e epërsisë nga Ronaldo./arbresh.info/
Haradinaj takon kryetarin e “Vatrës”, kërkon ndihmë për inte...
Sylvinho: Çekia dhe Ukraina janë kundërshtarë të fortë, stad...
Vitia i uron shërim të shpejt Kusari-Lilës, i bashkohet thir...
Erdogan: Trump t’i kërkojë Izraelit të ndalojë luftën në Gaz...
Pesë të hospitalizuar, 62 të arrestuar pas sulmeve ndaj tifo...
KQZ merr vendim që numri i qendrave të votimit të jetë rreth...