Shkollat italiane nuk do të pranojnë fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar, duke bërë vaksinimin të obligueshëm, pas rikthimit të sëmundjeve si fruthi që erdhën pas një vale mos-vaksinimi të fëmijëve.
Fëmijëve italianë u është thënë që të mos shkojnë në shkollë nëse nuk mund të vërtetojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjeve që u është kërkuar.
Përcaktimi i datës së fundit për ta bërë një gjë të tillë vjen pas një debati kombëtar lidhur me vaksinimin e obligueshëm.
Prindërit rrezikojnë që të gjobiten me 500 euro nëse dërgojnë fëmijët në shkollë pa e përmbushur këtë detyrim.
Ligji i ri është miratuar në kohën e rritjes së madhe të rasteve të prekura me sëmundjen e fruthit, mirëpo zyrtarët italianë kanë thënë se shkalla e vaksinimit është përmirësuar prej kur është bërë thirrje për një gjë të tillë.
Sipas ligjit italian të ashtuquajtur Lorenzin, i emëruar sipas ministrit të Shëndetësisë që ka hartuar atë, fëmijët duhet të kryejnë imunizim të detyrueshëm para se të nisin shkollën.
Sipas ligjit kërkohet që ata të vaksinohen kundër sëmundjes që njihet si lija e ujit, virusit polio, fruthit, dhe disa sëmundjeve tjera, transmetojnë mediet shqiptare.
Fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare do të përjashtohen nga kopshtet e fëmijëve, nëse nuk kanë respektuar rregullat e reja.
Data e fundit për të kryer vaksinimin ka qenë 10 marsi.
Mediat italiane kanë raportuar se autoritetet rajonale janë duke menaxhuar situatën në mënyra të ndryshme.
Autoritetet lokale në Bolonjë kanë dërguar letra të suspendimit për rreth 300 fëmijë tek prindërit e tyre, derisa rreth 5,000 të tjerë nuk kanë dokumentacion të përditësuar lidhur me këtë çështje. Në qytete tjera është zgjatur afati i fundit për të kryer këtë detyrim.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...