Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë në -3 gradë celsius, kurse ato maksimale do të jenë deri në 9 gradë celsius.
“Do të mbaj mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.
Për të enjten, sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasojë e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore, derisa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë celsius.
Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale