Ministri për Diasporën Edmond Ademi beson se rinia që po e lë vendin për një jetë më të mirë në Evropë, do të kthehet në vendlindje pasi që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE dhe NATO, shkruan Gazeta Lajm.
Sipas tij, një proces i tillë ka ndodhur në shumë vende që tashmë janë pjesë e Bashkimit Evropian.
Ai, me këtë rast ka përmendur si shembull Poloninë, ku sipas tij, 70% e emigrantëve janë kthyer në vendlindje sapo vendi i tyre është anëtarësuar në BE.
“Kthimi i të rinjve mendoj se do të ndodh pasi Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE. Kur e them këtë kam parasysh disa vende që tashmë janë pjesë e BE-së si p.sh Polonia. Nga ky vend para se të bëhej pjesë e BE-së dhe NATO-s, shumë qytetarë migronin në Gjermani dhe Britaninë e Madhe për të punuar por, pas hyrjes në BE, 70% e tyre u kthyen në Poloni. Anëtarësimi në BE dhe zhvillimi ekonomik do të krijojë një barazi ekonomike dhe shoqërore brenda shtetit dhe do të jetë më mirë për të rinjtë të jenë në shtëpi”, ka thënë Edmond Ademi.
Në intervistën për gazetën Lajm, ai ka folur edhe për hartimin e strategjisë së parë shtetërore për diasporën, që përmbahet nga 4 shtylla kryesore. “E para me aspektet administrativo-politike dhe konsullore, e dyta me aspektet ekonomike dhe investimet, e treta me arsimin dhe shkencën dhe e katërta me kulturën” ka sqaruar Ademi.
Sipas tij, strategjia është konceptuar në bazë të kërkesave dhe nevojave të përfaqësuesve të diasporës por edhe me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim.
“Unë shpresoj se kjo strategji do të jetë e suksesshme sepse është bazuar në aktivitete reale” u shpreh Ademi.
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?