Manchester City me një fitore të lehtë mbrëmjen e sotme (e martë) ka vazhduar tutje në Ligë të Kampionëve.
Skuadra e Pep Guardiolas ka shënuar plotë shtatë gola kundër Schalkes në takimin e sotëm mes tyre në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pas fitores mjaftë të vështirë në takimin e parë me rezultat 3 me 2 si mysafirë, gjërat në Etihad ishin plotësisht ndryshe për kampionin në fuqi të Premierë Ligës.
Lideri i tabelës në ligën më të madhe angleze fitoi sonte me rezultat tronditës 7 me 0 ndaj skuadrës së trajnerit Domenico Tedesco.
Sergio Aguero realizoi dy gola (35′, 38′), ndërsa nga një herë portën e gjetën yjet si Leroy Sane (52′), Raheem Sterling (56′), Bernardo Silva (71′), Phil Foden (78′) dhe Gabriel Jesus (84′).
Me këtë fitore, “Qytetarët” vazhduan tuje në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 10 me 2./arbresh.info/
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...