Google ADS

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri pas golit ndaj Atleticos

22:04 | 12 Mars 2019
Arbresh Info

Një tjetër gol, një tjetër rekord nga Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez dërgoi në avantazh mbrëmjen e sotme (e martë) skuadrën e Juventusit në takimin kthyes kundër Atleticos duke i dhënë shpresë atyre për të vazhduar tutje në raundin tjetër në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

34-vjeçari gjeti portën në minutën e 27′ të pjesës së parë në stadiumin Allianz pas një super asistimit nga Federico Bernardeschi.

Me këtë gol, Ronaldo u bë lojtari i parë në histori që shënon 125 gola në kompeticionet e UEFA-së për klube.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë pa dyshim se shpreson të realizoj edhe ndonjë gol tjetër për t’i ndihmuar skuadrës së tij të prek në çerekfinale.

Rezultati i përgjithshëm pas përfundimit të pjesës së parë është 2 me 1 në favor të skuadrës spanjolle./arbresh.info/

Të ngjashme