Selmanaj: Partitë në pushtet provuan të na pengojnë për rastin e gylenistëve

21:45 | 12 Mars 2019
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, njëherit anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, ka akuzuar partitë në pushtet për pengimin e përpjekjeve për zbardhjen e rastit.

“Partitë në pushtet provuan të na pengojnë për rastin e të ashtuquajturve gylenistë” ka deklaruar Selmanaj për televizionin T7.

Ai po ashtu ka thënë se ambasadat perëndimore në Kosovë “shqetësohen për kapjen e shtetit nga politika”.

Ai i është referuar qortimeve ndaj Kosovës nga ambasada amerikane, ajo britanike dhe ajo gjermane, për rastin e gylenistëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme