Google ADS

Gati kënga e parë për legjendën Fadil Vokrri, publikohen vargjet e tekstit

20:35 | 12 Mars 2019
Arbresh Info

Autori i këngës së Gjilanit, Arbëresh Dalipi ka paralajmëruar edhe një super këngë, kjo kushtuar legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

Sipas njoftimit që ka bërë ai në rrjetet sociale, kjo këngë do të interpretohet nga këngëtari gjilanas Besart Berisha. Ai në rrjetin social Facebook ka postuar tekstin, duke treguar treguar se kënga është gati dhe do të publikohet shumë shpejt.

“Me kënaqësi ua paraqes tekstin e këngës për Fadil Vokrrin, e cila përshkruan emocionet e shqiptarëve në paraqitjet e tij dhe aftësitë e tij në lojën e futbollit si dhe kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e federatës” – ka shkruar në facebook, autori i tekstit.

Ai bëri të ditur se kënga tashmë është gati dhe do të publikohet sapo të jetë finalizuar, duke treguar se është i kënaqur me realizimin e deritanishëm të saj. Ai këtë këngë ia ka besuar këngëtarit të njohur gjilanas Besart Berisha.

“Kënga është punuar nga vendasi im Besart Berisha, të cilën do t’ua postoj sapo të jetë finalizuar. Nga ajo që kam dëgjuar deri tani jam shumë i kënaqur. Ai do ta ngjall këtë tekst në një këngë që do të jetë himn” – vlerësoi Dalipi, duke shpresuar se kjo këngë do të jetë një himn kushtuar veprës së Fadil Vokrrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme