Pal Lekaj: Prekja e kufijve çon në luftë

19:10 | 12 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj që është edhe nënkryetar i AAK-së, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja serioze të cilat mund të sjellin edhe luftë.

“Nëse i dëgjojmë me vëmendje deklaratat e BE-së dhe SHBA-ve, thonë se është e pranueshme nëse pajtohen të dyja palët. Nëse ne dakordohemi që mund të ketë lëvizje të kufijve, ajo mund të ndodhë”, ka deklaruar ai në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ne po ua bëjmë të qartë që nuk hyjmë në ato lojëra të cilat janë të rrezikshme dhe nuk guxojmë të bëjmë ndryshimin e territoreve. Prekja e kufijve çon në luftë. Pra, jemi shumë të pozicionuar për këtë rast”.

Lidhur me qëndrimet e Presidentit Thaçi, Lekaj ka thënë që deri tash çdo deklaratë e tij nuk ka prodhuar ndonjë dokument për të cilin mund të diskutohet.

“Nëse vullnetarisht na bashkohet Lugina e Preshevës a ka ndonjë shqiptar që nuk e pranon këtë gjë? Por, nuk besoj që do të ndodhë ajo, prandaj për çdo deklaratë të tij duhet të pyetet vet presidenti”.

“Mendoj që nuk kemi ndonjë dokument të shkruar që vjen nga Presidenti e që e përmend korrigjimin, ose ndryshimin e territoreve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme