Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur.
Ish reprezentuesi i Uellsit ka luajtur me një numër të madh talentësh gjatë qëndrimit të tij 24 vjeçar në Old Traffod, por e ka emëruar yllin aktual të Juventusit si më impresiv, transmeton portali arbresh.info.
“Ai nuk është më lojtari që ishte në moshën 19, 20 vjeçar por ai është adaptuar me lojën e tij”, ka thënë Giggs.
“Ai kaloi nga një anësori, i cili mposhte njerëzit, duke krijuar gola, shënuar gola në një lojtar që vetëm golashënues dhe që shënon çdo lloj goli, me kokë, gola afër zonës, gjuajtje të lira dhe çdo lloj goli”
“Ai është gjithashtu lojtari më profesional që kam luajtur. Mënyra se si kujdesej për vetveten, jo vetën në stërvitje por edhe jashtë fushe. Mënyra se si ushqehet mënyra se si rregullon vetën. Prandaj, nuk jam i befasuar se është ende duke luajtur dhe ende është në lojën e tij më të mirë”, përfundoi Giggs./arbresh.info/
Peci – fermerëve: Ishit ndjesia pozitive dhe motivi im për p...
Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që j...
Pogradec/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin e u largua, arres...
Në Bosnje vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga përmbytj...
Ylli fiton dramën ndaj Pejës në “Karagaçi”
Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fortë