Tjetër aksident me pasojë vdekjen në rrugët e vendit. Një 37-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në autostradën Lushnjë- Fier.
Policia e Fierit njofton se, në automjetin tip Audi që doli nga rruga udhëtonin dy persona. Për pasojë mbeti i plagosur vetë drejtuesi i mjetit, 45-vjeçari me iniciale I.B. Ndërsa humbi jetën pasagjeri H.G. 37 vjeç.
37-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi ti mbijetonte dot plagëve të marra.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa policia po heton arsyet e aksidentit fatal./syri.net
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...