Dje (11-mars) rreth orës 23 e 30 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se, në Spitalin klinik të Tetovës, janë pranuar 22-vjeçari A.H. dhe 26-vjeçari F.B. Të dy nga fshati Vejcë e Tetovës me plagë të shkaktuara me armë zjarri. Pas ofrimit të ndihmës mjekësore, për shkak të seriozitetit të plagëve, dy të lënduarit janë transferuar në klinikat e Skupit.
Menjëherë janë marrur masat dhe aktivitetet nga ana e pjesëtarëve të policisë, të cilët kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, në një objekt për video lojëra pronë e 42-vjerçarit F.H. nga fshati Vejcë, ku është gjetur dhe marrur për ekspertizë një gëzhojë e zbrazur nga municioni për armë e kalibrit 9 milimetër, si dhe shenja gjaku.
Në ora 23 e 40 minuta në Stacionin policorë Tetovë, është vetëparaqitur 25-vjeçari N.H. nga fshati Vejcë, zyrtarë policorë i cili nuk ka qenë në detyrë dhe ka deklaruar se me armën e tij i ka lënduar dy personat e lartëpërmendur, kështu që i njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, dhe për rastin në fjalë është njoftuar edhe Njësiti për kontroll të brendshme, hetime kriminalistike dhe standarde policore.
Meren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit./ina
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka