Vetëm dy transferimet e Zidanes kushtojnë mbi 250 milionë euro

14:41 | 12 Mars 2019
A. B.

Real Madrid i ka dhënë një përkrahje të madhe buxhetore Zinedine Zidanes.

Zinedine Zidane u rikthye te Real Madrid, duke vënë kushte në transferimet dhe largimet që do t’i bëjë në verë.

Trajneri francez do të jetë përgjegjës për të gjitha transferimet që do t’i bëjë në verë, përcjell lajmi.net nga Indepedent.

Zidane do t’i ketë rreth 350 milionë euro për transferimet në afatin kalimtar veror.

Listës së francezit po i prinë Eden Hazard i Chelseas, ndërsa pas tij është Christian Eriksen i Tottenhamit.

Zidane e di se skuadra londineze kërkon 120 milionë euro nga shitja e belgut, nga ana tjetër Spurs i duan 150 milionë për danezin.

Por, francezi do ta rrisë buxhetin e transferimeve me largimet që do t’i bëjë në verë, duke e çuar në total prej 500 milionë euro buxhetin për transferime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme