Google ADS

Qeveria vazhdon avazin e njëjtë, ndan mbi 74 mijë euro nga rezervat për komunën e Mitrovicës

14:25 | 12 Mars 2019
V. S.

Përderisa në Kuvendin e Kosovës sot u diskutua për ndarjen e paplanifikuar të mjeteve financiare nga kategoria e shpenzimeve rezervë, në mbledhjen e sotme Qeveria ka vazhduar me praktikën e saj.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka vendosur që të ndajë plotë 74 mijë e 200 euro për komunën e Mitrovicës, raporton lajmi.net.

Të njëjtat janë ndarë nga nën-programi për Shpenzimet e Paparashikuara.

Kjo është bërë me kërkesë të komunës së Mitrovicës.

Seanca e sotme ku po diskutohej për ndarjen e paplanifikuar të mjeteve financiare  është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit për votim të rezolutës së LDK-së për këtë çështje. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme