Sipas një studimi të ri të kryer nga shkencëtarët në Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta, Gjeorgjia, njerëzit më të shkurtër priren të jenë më të egër dhe më të dhunshëm sesa njerëzit që janë të gjatë.
Shkencëtarët vëzhguan 600 burra, midis moshës 18 dhe 50 vjeç dhe zbuluan se ata që ndiheshin më pak mashkullor ishin 3 herë më shumë të ngjarë të kishin kryer sulme të dhunshme ose vepra penale. Shkencëtarët thonë se kjo është rezultat i “stresit të mospërputhjes mashkullore” që i bën ata të jenë më aggressive, transmeton portali arbresh.info
Për shkak të paargjykimeve, një nga mënyrat që meshkujt nuk ndiheshin mashkullorë aq sa duhet ishte se ishin të shkurtër me trup. Shkencëtarët thonë se burrat më të shkurtër veprojnë më agresivisht për të kompensuar mungesën e lartësisë. Ky sindrom njihet gjerësisht si “kompleksi i Napoleonit”. Ai u identifikua fillimisht në vitin 1926 nga psikoanalisti austriak Alfred Adler.
Në 2018, psikologu evolucionist Mark van Vugt dhe ekipi i tij i studiuesve në Vrije Universiteit Amsterdam gjetën prova të kompleksit të Napoleonit në meshkuj. Ata arritën në përfundimin se burrat që janë të shkurtër sillen më agresivisht në ndërveprimet me meshkujt më të gjatë. Sipas ekspertëve, njerëzit më të shkurtër kanë ndjenja më të forta të ndjeshmërisë dhe nivele më të larta të paranojës.
Megjithatë, ka shumë gjasa që vetë studimi të përfshijë një grup testimi që ishte shumë i vogël për të parashikuar korrelacionin korrekt midis lartësisë dhe agresionit./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...