Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar përfaqësuesit e Bankës Botërore, të cilët po qëndrojnë në vizitë në Kosovë.
Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka falënderuar përfaqësuesit e BB-së për përkrahjen e vazhdueshme, që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, ku asetet e sistemit financiar kanë shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore prej rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3%, ndërsa norma e kredive jo performuese ka shënuar rënie në 2.7%.
Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektori i sigurimeve, pensioneve dhe ai i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jo bankare.
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur projektin në proces që ka të bëjë me Kornizën Operacionale për Menaxhimin e Krizave dhe shprehu gatishmërinë e BQK-së për bashkëpunim me ekipin e Bankës Botërore për të finalizuar me sukses këtë projekt.
Përfaqësuesit e BB-së të kryesuar nga Miquel Dijkman, Koordinator i Zyrës Regjinale të Bankës Botërore – FINSAC në Vjenë, falënderuan Guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet BB-së dhe BQK-së. /Lajmi.net/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...