Aleksandar Vuçiq ka folur për media pas takimit që kishte me dy këshilltarët e Angela Merkel.
Presidenti serb ka paralajmëruar pa fije turpi krijimin e një gjykate kinse për shqiptarët që përdhunuan gratë serbe.
Vuçiq po ashtu ka deklaruar se në prill do të ketë disa përpjekje për lëvizje të situatës nga Bashkimi Evropian.
“Biseduam me zyrtarët gjermanë rreth marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, taksës dhe platformën që autoritetet e Prishtinës miratuan pak ditë më parë. Ne jemi në krijim të një gjykate për shqiptarët që përdhunuan gratë serbe në luftë.
Po ashtu, po luftojmë për përparim ekonomik dhe investime. Duam një kompromis dhe një marrëveshje.
Nëse këtë nuk e doni, duhet të silleni si Prishtina. Unë pres që në prill do të ketë disa përpjekje dhe lëvizje nga Bashkimi Evropian për të ndryshuar gjërat në terren” ka thënë Vuçiq. /Indeksonline/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...