Haxhiu: Kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi

12:41 | 12 Mars 2019
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në seancën e Kuvendit ka thënë se shpenzimet për festën e pavarësisë janë të papranueshme dhe arsyetimet e kryeministrit Ramush Haradinaj për këto shpenzime nuk janë të qëndrueshme.

“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse ka shpenzime të mjeteve të paligjshme, dhe kjo është arsye që ju duhet të shkoni në shtëpi”, tha Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për shpenzimet e Qeverisë.

Ndryshe, Kuvendi sot po mbanë seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës, e që është diskutimi për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme