Në përvjetorin e vrasjes së ish-kryeministrit serb, Zoran Gjinqiq, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka kujtuar atë duke e krahasuar me vrasjen e mbretit Aleksandër Obrenoviq në Luftën e Parë Botërore.
Ai ka shkruar se nëse do të Serbia do të ishte udhëhequr nga njerëz të tillë si Gjingjiq, nuk do të kishte pasur Millosheviq, Sheshel dhe as Vuçiq sot.
Postimi i plotë:
Në përvjetorin e vrasjes së Zoran Gjingjiq
Lufta e Parë Botërore nuk ka nisur me vrasjen e Arkidukës Franz Ferdinand më 28 qershor 1914, por me vrasjen e mbretit Aleksandar Obrenoviq më 11 qershor 1903. Nuk do ta kishim atentatorin Gavrilo Principi në Sarajevë pa kapitenin Dragutin Dimitrijeviq në Beograd. Profesori i historisë moderne evropiane nga Universiteti i Cambridge-it, Christopher Clark, ka një libër të shkëlqyeshëm për këtë me titull: “Sleepëalkers: Hoë Europe ëent to ëar in 1914” (Somnabulët: Si shkoi Evropa në luftë më 1914).
Një shekull pas vrasjes së mbretit Aleksandar I, vritet kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, më 12 mars 2003. Këto dy vrasje, janë e njëjta vrasje. Nuk do t’i kishim Karaxhiqin, Mladiqin e sot Dodikun në Bosnje, pa Milosheviqin, Sheshelin e sot Vuçiqin në Serbi. Serbia e këtillë është pengesa kryesore evropiane e Bashkimit Evropian. Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar, mirëpo duket se ajo e para ende jo. Rusia e nxit Serbinë, e cila e tërheq Francën në danse macabre? Nuk mjafton të shpresojmë se hera e parë ishte tragjedi e tash kjo e dyta është veçse farsë.
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...