Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi edhe me 3 federata të sporteve kolektive. Shuma totale e mbështetjes financiare arrin në vlerën e mbi 750 mijë eurove. Memorandumet e sotme u nënshkruan me Federatën e Futbollit të Kosovës e cila u mbështet me 276 mijë e 590 euro, me Federatën e Hendbollit të cilës do t’i ndahen 245 mijë e 752 euro dhe me Federatën e Volejbollit të Kosovës e cila u përkrah me 243 mijë e 678 euro. Në bazë të memorandumeve, federatat janë të obliguara që këto mjete t’i shfrytëzojnë për realizimin e politikave të tyre programore. Ministri Kujtim Gashi, me këtë rast tha se përkrahja e MKRS-së këtomemorandume nënshkruhen në kuadër të realizimit të përkrahjes së drejtpërdrejtë të federatave. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për sportet kolektive, ku masiviteti në sport është njëri ndër prioritetet e ministrisë. “Me këtë përkrahje, ministria po krijon mundësi dhe po ua lehtëson federatave realizimin e planeve dhe objektivave të tyre. Me këto memorandume krijohen federatat do të funksionojnë me më efikasitet, do të kenë pavarësinë e plotë për ta avancuar sportin në Kosovë”, u shpreh mes tjerash ministri Gashi. Në anën tjetër, drejtuesit e federatave e falënderuan ministrin për përkrahjen që po i ofron sportit në përgjithësi. Ata u shprehën se me mbështetjen që MKRS-ja ka dhënë për federatat përkatës, do të ndihmohet sporti dhe sportistët, duke premtuar se do të fokusohen në masivizimin dhe cilësinë në sport.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...