Zyrtari i lartë britanik anulon vizitën në Kosovë për shkak të motit

10:37 | 12 Mars 2019
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, që ishte paraparë të vizitonte Kosovën gjatë ditës së sotme, ka anuluar fluturimin e tij.

Kjo, siç bën me dije kryeministria e Kosovës, për shkak të kushteve atmosferike.

“Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20. Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media të Kryeministrisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme