Është e disata herë që po hynë në grevë.
Punëtorët teknik të shkollave dhe QKMF-ve në kryeqytet përmes kësaj forme po kërkojnë rritje të pagave.
E paga që ata dëshirojnë është afër 400 euro.
Kështu ka thënë për arbresh.info, Gjyla Sopi, punëtorë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Sopi ka thënë gjithashtu se nuk kanë marrë as 4% të pagës nga rritja në sektorin publik e vitit të kaluar
“Nuk jemi të kënaqur me të ardhura, janë shumë të vogla edhe 4% nuk na e kanë dhënë. Aktualisht pagën e kemi 240 euro ndërsa po pretendojmë që të na bëhen deri 360 sa i marrin higjenistet që janë nëpër fshatra”, ka thënë Sopi.
Ajo ka shtuar se kanë marrë premtim se do të kthehen nën menaxhimin e komunës.
“Te ne nuk ka pas rritje me Ligjin për Paga, na kanë premtuar që do të na kthejnë me komuna e nuk na kanë kthyer, kemi pas edhe vendime të tjera na kanë lagu dhe na kanë qit higjeniste, unë nuk kam punuar higjeniste”, ka shtuar ajo.
Sopi ka thënë se do të marrin edhe masa tjera pos grevës.
“Kemi biseduar disa herë me kryetarin nuk ka qenë në gjendja për të na ndihmuar, kemi shkuar edhe në komunë. Masi kemi fillu do të marrim edhe masa tjera deri në fund”, ka thënë ajo.
Ajo ka ngritur shqetësimin e numrit të vogël të punëtorëve teknik në këtë qendër.
“Në këtë qendër jemi shumë pak punëtor teknik pasi i kanë zvogëluar vendete punës duke i larguar punëtorët, ne secilin kat jemi nga një punëtorë dhe kanë mbi 1 mijë metra katrorë për punëtorë. Edhe pasdite janë vetëm dy punëtorë, dhe nuk mujn me mbërri është shumë rënd me e përballu këtë punë”, ka thënë ajo.
E ndryshe nga koleget e saj Sopi ka thënë se ka të përfunduara edhe disa provime të Fakultetit Teknik.
“Unë nuk kam punuar në këtë profesion, pothuajse të gjitha jemi me shkollë të mesme, unë i kam përfunduar edhe disa provime të Fakultetit Teknik dhe punoj që 7 vite si higjeniste”, ka përfunduar ai.
Ndryshe veç punëtorëve teknik të Qendrave të Mjekësisë Familjare në kryeqytet në grevë një orëshe kanë hyrë edhe punëtorët teknik të shkollave “Dardania”, “Eqrem Qabej”, “Gjergj Fishta” ,“Hoxh Kadri Prishtina”, “Pjeter Pogdani”, “Asim Vokshi”, “Ismail Qemaili”, “Naim Frasheri”, te QMF-ve dhe sigurimet fizike mbajnë grevë një ditore.
Edhe në fund të muajit shkurt punëtorët teknik të shkollave të QKMF-ve në Prishtinë kanë mbajtur greve paralajmëruese. Ata madje patën premtuar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohet deri më 5 mars do të hynë në grevë të përgjithshme./Arbresh.info/
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...