Situatë të çuditshme e ka quajtur atë të ikjes pa paralajmërim të Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt për në Bruksel, Isuf Zjena i organizatës Demokracia Plus.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se rëndom po ndodh që “po proklamohet transparenca, por kur po hasin në kritika nga shoqëria civile apo nga dikush tjetër, sikur po barrikadohen”. E kjo, sipas Zejnës nuk është mënyra se si duhet të veprohet.
Ai ka thënë se përveç transparencës për tema si ajo e dialogut me Serbinë duhet të ketë edhe një diskutim më të gjerë.
“Sepse janë projekte që janë me pasoja afatgjata për shoqërinë e Kosovës. Qoftë hairin qoftë sherrin do t’ia shohim për gjenerata të tëra”, ka thënë ai.
Përtej konsensusit politik, Zejna ka thënë se “ka nevojë edhe për një hapje edhe më të madhe të këtij procesi, me përfshirje edhe të shoqërisë civile dhe të ekspertëve që mund të ndërlidhen me këtë proces”.
“Është e qartë se situata ka ndryshuar dhe tash kemi institucione kushtetuese, por kjo nuk do të thotë se nuk ka nevojë për një konsensus politik për çështje të mëdha. Këtu është problemi i LDK-së”, ka thënë Zejna.
Ai ka përshtypjen se LDK-ja realisht nuk i do zgjedhjet e reja.
“Unë dyshoj që LDK-ja me të vërtetë i do zgjedhjet e reja, duke pasur parasysh edhe faktin që priten edhe tema të tjera të vështira, siç është ajo e arrestimeve që priten nga Gjykata Speciale”, ka thënë ai, duke shtuar se “LDK-ja nuk e ka ekspertizën për të menaxhuar situata të tilla”.
Ka marrë shembull votën për demarkacionin me Malin e Zi.
“Na kujtohet demarkacioni me Malin e Zi, që kurrsesi nuk arrinte të krijonte konsensusin e brendshëm për ta votuar”, ka thënë ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...