U tha se mori ndalesë të përheshme për të hyrë në SHBA, flet Shkëlzen Jetishi

21:30 | 11 Mars 2019
Trina Galanxhi

Së fundmi, ka qarkulluar lajmi se këngëtarit të njohur nga Gjakova, Shkëlzen Jetishit apo siç njihet te publiku Xenit, SHBA-ja i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për të hyrë atje.

Kjo ngase siç thuhej, shkak i kësaj ndalese ka qenë mosparaqitja e tatimeve për koncertet që ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I kontaktuar nga lajmi.net, këngëtari Jetishi tregon të vërtetën rreth lajmit që po përflitet në mediat shqiptare.

“Jo nuk është e vërtetë, është për pak kohë vetëm, çfarë po thonë në media është rren”, thotë ai.

Ndërkohë, Shkëlzeni po vazhdon të jetë aktiv me projekte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme