Merita Halili, prej më shumë se 20 vitesh është larguar me familjen e saj drejt SHBA, dhe asnjëherë nuk e ka lënë muzikën.
E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, këngëtarja tregoi vështirësitë e fillimit në Amerikë, ndërkohë që tha se 6 muajt e parë të qëndrimit atje “ka larë shtëpinë me lot”. Merita Halili tha se e ka pasur të vështirë të ambientoheshe, e ndërsa ka sakrifikuar shumë për familjen e saj.
“Më merr malli shumë për Tiranën. Atje më mungon jeta që mund të bëja këtu, atje jemi më të kufizuar. Në Shqipëri sikur një kafe të pish, dikush të jep një ide, të “qan një hall”.
Atje ka shumë fasadë, njerëzit nuk hyjnë në problemin tënd. Mbajnë distancë dhe janë të rezervuar. Unë kam shkuar në Amerikë përpara 23 vitesh, dhe 6 muajt e parë kam “larë shtëpinë me lot”.
Nuk po ambientohesha dot, dhe aq më tepër që më erdhi në jetë edhe vajza e dytë. Isha mësuar me njerëz që më ndihmonin, atje isha vetëm. Që në fillim kur kam shkuar në Amerikë, e kam filluar aktivitetin me muzikë dhe për vajzat kemi sakrifikuar shumë.
Ndonjëherë i merrnim me vete në koncerte, derisa më në fund gjetëm një grua shqiptare që kujdesej për to. E pata shumë të vështirë, gjuhën nuk e dija. Në vendin ku jetoja në fillim, nuk ka pasur shumë shqiptarë, mund të kemi qenë 2 ose 3 familje”, tha këngëtarja.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, zv/kryeministri Mexhi...
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...