Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se e sheh me një sy të mirë iden për prodhimin në të ardhmen të një aeroplanmbajtëseje europiane, në kuadër të debatit mbi Europën.
“E shoh si diçka të mirë dhe të drejtë që në krahun europian të mund të pajisemi me një anije të tillë”, deklaroi Angela Merkel gjatë një konference për shtyp, ndërkohë që BE-ja po debaton për një Europë të vërtetë të mbrojtjes.
“Franca dhe Gjermania bashkohen mbi idenë e një europë të mbrojtjes dhe janë duke punuar për një avion të ri luftarak”, kishte theksuar nga ana tjetër kryetarja e partisë së Merkelit (CDU), Annegret Kramp-Karrenbauer e cila kohë më parë kishte parashikuar mundësinë e prodhimit të një aeroplanmbajtëseje europiane, për të mbështetur rolin e BE-së si një forcë e sigurisë dhe paqes.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”