Google ADS

Hajdari: Parlamenti i jep oksigjen demokracisë

18:09 | 11 Mars 2019
Arbresh.info

Në një intervistë ekskluzive për VOA, deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, tha se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar vendimin e partisë së saj për të djegur mandatet parlamentare.

“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë ën vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndje mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë”- tha Hajdari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme