Kryeministri Edi Rama reagon pas situatës së tensionuar sot në afërsi të gjimnazit “Petro Nini”, ku përmbaruesit kishin shkuar të shembin një banesë. Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se Qeveria nuk ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave, ndërsa e cilëson gjithë skenën të trishtueshme.
“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje!Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit.”, -shkruan Rama.
Kujtojmë që gjatë protestës banorët rezistuan kundër shembjes së shtëpisë dhe u përplasën me policinë.
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë
Vazhdon forma e dobët e Zvicrës mposhtet edhe në Leskovc
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dron në periferi...