Taksa prej 100 për qind për produktet serbe e boshnjake, shpërfaqi kundërshtimet në mes të partnerëve të koalicionit. E tani kanë filluar edhe kërcënimet direkte për zgjedhje të reja. Përderisa nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti tha se mund ta çojnë vendin në zgjedhje për dy ditë, në një kundërpërgjigje ndaj tij, nënkryetari i AAK’së, Pal Lekaj tha për Gazetën Express, se partia e tij është e gatshme që të shkojë në zgjedhje brenda ditës
Partia Demokratike e Kadri Veselit dhe Aleanca e Ramush Haradinaj po shprehen të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje, nëse kjo do të ishte në interes të vendit. Kjo edhe pas përplasjeve që PDK e AAK po i kanë për taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake.
Për PDK’në, nënkryetari Xhavit Haliti tha se për dy ditë mund të zgjedhin një opsion të tillë.
“Kërkesat për zgjedhje janë legjitime. Rregullat që dihen në demokraci, që nëse ka kërkesa të tilla, nëse bëhet kuorumi për rrëzim të Qeverisë, atëherë Qeveria bie. Deri tash çdoherë kur ka rënë Qeveria në secilin variant kemi shkuar në zgjedhje të reja. Nëse ne vlerësojmë se interes i vendit janë zgjedhjet, atëherë ne e çojmë vendin në zgjedhje për dy ditë”, tha Haliti.
Kjo deklaratë e tij u pa si kërcënuese nga AAK’ja. Duke folur për Gazetën Express nënkryetari Pal Lekaj tha se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje brenda ditës.
“Nuk ka hapësirë për kërcënime brenda koalicionit. Zgjedhjet nuk duhet të merren si kërcënim sepse ato janë proces demokratik dhe qeveria Haradinaj e ka dëshmuar veten që është e duhura për Kosovën me vendimet që i ka marrë deri më tani. Prandaj AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje brenda ditës”, deklaroi Lekaj.
Përderisa shihen deklaratat e mospërputhjet në mes të këtyre dy partive, anëtarët e tyre insistojnë se koalicioni qeverisës është funksional./GazetaExpress/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...