Syla: Trepça u regjistrua me të gjitha njësitë dhe asetet sipas ligjit dhe statutit

12:39 | 11 Mars 2019
Arbresh.info

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës në “Trepçë”, Ardian Syla, ka thënë se kjo ndërmarrje është regjistruar si shoqëri aksionare me të gjitha asetetet dhe njësitë biznesore në tërë territorin e Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se njësitë biznesore dhe asetet siç janë minierat me flotacion kopaonik, metalurgjia e plumbit, laboratori në Zveçan, kompleksi administrativ në Zveçan, janë të përfshira në certifikatën e biznesit të “Trepça”.

Syla ka bërë me dije se tani do ta fillojnë fazën e dytë të kompletimit të listës së aksionarëve në njësitë e tjera.

Sa u përket punëtorëve në veri, Syla ka deklaruar se me gjithë insistimin e institucioneve gjegjëse, që punëtorët në veri, t’i sjellin dokumentacionin për regjistrim si aksionar, ata kanë hezituar, mirëpo përkundër kësaj, sipas tij, janë regjistruar 70% e punëtorëve të “Trepçës” si aksionarë në 20 % që u takon me Ligjin për “Trepçën”. “Sfida e integrimit të pjesës veriore edhe në këtë aspekt, s’ka kaluar pa u vërejtur. Gjithsesi, bordi mbikëqyrës së bashku me MZHE-në ka bërë përpjekjet maksimale që nga fillimi i punës tonë për inkuadrimin e Minierave me Flotacion në Kopaonik, por që për arsye të ndryshme kanë refuzuar bashkëpunimin me Bordin Mbikëqyrës”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se pas regjistrimit të ndërmarrjes “Trepça”, shoqëri aksionare pritët të ketë investitor të huaj, gjë që konkretisht i’u referuar mundësive potenciale të investitorëve kanadez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme