Google ADS

Kombinimet natyrale që ndihmojnë për një shëndet të mirë

12:18 | 11 Mars 2019
Trina Galanxhi

Shëndeti është gjëja e parë për të cilën duhet të bëjmë kujdes.

Përdorimi i medikamenteve të ndryshme mjekësore,  mund të ketë efekte anësore që dëmtojnë shëndetin, prandaj portali arbresh.info sjell për ju disa kombinime natyrale që kanë shumë sukses.

Përdorimi i tyre është shumë i nevojshëm për një shëndet të mirë dhe për humbje peshe.

Më poshtë do i gjeni ato të listuara:

Ujë dhe mjaltë

 

Duke shkrirë një lugë të vogël mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë, ju do të përfitoni një kurë të mrekullueshme. Mjalti është i dobishëm për uljen e kolesterolit dhe ka veti antibakteriale. Forcon sistemin imunitar dhe na bën të sëmuremi më pak.

Xhenxhefil dhe kanellë

Një përzierje me këto dy erëza sjell përfitime të mëdha shëndetësore. Ngroh trupin, nxit detoxifikimin e mëlçisë, pengon gurët e tëmthit, përmirëson tretjen dhe ndihmon për të trajtuar ftohjet dhe gripin.

Ujë dhe limon

Pirja e një gote me ujë të ngrohtë çdo mëngjes, në të cilën do të hidhni disa pika lëng limoni, është një zakon që duhet ta bëni shprehi, pasi ai do të sjellë shumë të mira shëndetësore për trupin tuaj. Kjo përzierje detoksifikon trupin, nxit tretjen, balancon nivelet e pH, pastron lëkurën dhe jep energji.

Shafran i Indisë dhe xhenxhefil

Është një bombë e vërtetë. Mbron mëlçinë, është një tonik i shkëlqyer, lehtëson të ftohtët dhe ndikon dhe forcon sistemin imunitar.

Mjaltë dhe uthull molle

Të dyja janë përbërës shumë të pasur me vitamina dhe minerale. Ky kombinim është  veçanërisht i dobishëm për lehtësimin e acarimit dhe inflamacionit, ndërsa nëse aplikohet në flokë mund të eliminojë zbokthin për disa ditë./arbresh.info/

Të ngjashme