Fiorin Durmishaj zgjodhi kombëtaren greke para Shqipërisë dhe kjo ka kënaqur sulmuesin dhe trajnerin e përfaqësueses helene.
Mirëpo, nisur edhe nga kontestimet në rrjetet sociale që kanë nisur t’i bëhen 22-vjeçarit nga tifozët grekë, në mediat greke ka nisur të artikulohet ky problem.
“Metrosport” bën me dije se sulmuesi duhet të zgjidhë këtë problem, duke kërkuar të mbajë një profil të ulët për të mos “sfiduar” tifozërinë.
Ndërkohë, së fundmi, mediat turke kanë bërë me dije se në adresë të qendërsulmuesit ka një interesim nga Fenerbahçe.
Krahas Olimpiakosit në Greqi, skuadra turke është e interesuar për shërbimet e tij.
Ndaj, në merkaton e verës priten zhvillime rreth të ardhmes së sulmuesit, kur vetëm një gjë dihet me siguri: Largimi nga Panionios.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...