Valon Murtezaj thotë se mosuniteti dobëson pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë

08:54 | 11 Mars 2019
V. S.

Profesori universitar i negocimit ndërkombëtar në Paris, Valon Murtezaj, ka thënë se pa konsensus nacional pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë do të jetë më e dobët.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se përfundimisht duhet ta kuptojë i gjithë spektri politik në vend se kur është në pyetje interesi nacional, uniteti është çështje e domosdoshme.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme ka shprehur optimizëm se shumë shpejt do të gjendet një alternativë për daljen e vendit nga situata aktuale politike.

“Nëse nuk tejkalohet nyja e krijuar, atëherë zgjedhjet e reja apo qeveria gjithëpërfshirëse me përfaqësim fer dhe të drejtë, sipas fuqisë politike të forcave politike, mbetet opsioni tjetër”, ka thënë Murtezaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme