Brezat e rinj në Ballkan humbasin durimin, emigrojnë në Perëndim

07:03 | 11 Mars 2019
Arbresh.info

Admovere në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar për Paqe, Institutin Austriak për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Institutin Renner dhe Friedrich Ebert Stiftung organizojnë panelin e diskutimit “Gjeneratat e reja për Ballkanin 2030: drejt alternativave të reja”.

Diskutimin do të hapet nga Ministrija e Integrimeve znj. Dhurata Hoxha dhe Hannes Swoboda – ish anëtar i Parlamentit Europian, kurse do të moderohet nga Vedran Dzihic – ligjërues në Universitetin e Vjenës.

I kapur në një rreth vicioz midis politikave të orientuara kah moda e vjetër dhe nacionalizmit nga njëra anë dhe mungesa e perspektivave ekonomike, arsimore dhe sociale nga ana tjetër, brezat e rinj në Ballkan duket se po humbasin durimin dhe sapo u ofrohet mundësia ata emigrojnë në Perëndim në një kërkim për një jetë më të mirë.

Agjencitë dhe ekspertët e OKB-së flasin për një masiv revolucioni demografik që po ndodh në Evropën Lindore dhe Juglindore, duke ndryshuar shoqëritë më shumë se shumë zhvillime të tjera në historinë e tyre të vogël.

Ky diskutimi publik qe mbahet sot në Prishtinë do te mbahet edhe Beograd si hap i ardhshëm i iniciativës “Gjeneratat e reja për Ballkanin e Ri 2030: Drejt horizonteve alternative”.

Diskutimet dhe rezultatet e ngjarjeve rajonale do të merren më tej në kryeqytetet evropiane dhe rajonin, së pari në Paris dhe Bukuresht dhe pastaj në Bruksel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme