Google ADS

Pamje nga zjarri në Dush të Klinës

22:35 | 10 Mars 2019
Arbresh.info

Gjashtë qytete të Kosovës po përballen me zjarr.

Edhe në fshatin Dush të komunës së Klinës në këto momente po digjet mali.

Shtëpitë e banorëve të këtij fshati ndodhen shumë afër malit të përfshirë nga zjarri, shkruan gazeta inFokus.

Lidhur me kë zjarre ka reaguar edhe njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti.

Ahmeti ka cilësuar se gjendja e zjarreve në Kosovë është duke dalë jashtë kontrollit dhe se duhet konsideruar me seriozitet.

Edhe Kryeministri Haradinajka shprehur keqardhjen e tij për zjarrin i cili kaploi sot një qendër tregtare në komunën e Gjakovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme