Fier, ndalohen edhe dy qytetarë pse protestuan kundër Ramës

20:43 | 10 Mars 2019
Arbresh.info

Policia e Fierit ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë lidhur me protestën e djeshme gjatë vizitës së kryeministrit Rama në këtë qytet.

Sipas Policisë, në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.

Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

L.Z, 42 vjeç, banues në Fier.
E.K, 37 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë për të njëjtat vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe”Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme