Fahri Hoxha nga Obiliqi ka 4 fëmijë, të cilët tregon se sëmuren shumë shpesh, si pasojë e ajrit të ndotur. 3 prej tyre janë nxënës të shkollës “Ibrahim Rugova”, e që shpesh i ka nxjerrë nga mësimi për t’i dërguar në kontrolle mjekësore, meqë nuk janë ndier mirë.
Vitin e kaluar, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka realizuar kontrolle mjekësore në të gjitha shkollat e Obiliqit, ku ka rezultuar se 922 nxënës të klasës së parë, katër dhe tetë, kanë pasur probleme me frymëmarrje dhe dhëmbë të prishur, raporton KTV.
Një gjë të tillë e vërteton edhe ky nxënës i klasës së katërt të shkollës “Ibrahim Rugova”, i cili tregon për telashet shëndetësore me të cilat është ballafaquar vetë.
Deri në 70 fëmijë, gjatë ditës, kërkojnë ndihmë mjekësore në QKMF-në e Obiliqit.
12 mijë fëmijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrje, në 2018-n.
E, drejtori i QKMF-së e vlerëson si shqetësuese këtë situatë, duke ua lënë fajin drejtpërdrejt dy termocentraleve të KEK-ut në Obiliq.
Zyrtarët e KEK-ut e pranojnë se termocentralet janë ndotës të ambientit, por, sipas tyre, jo kryesorët.
Edmond Nulleshi ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me BE-në, ka filluar projekti i elektrofiltrave për Kosovën B dhe sivjet pritet të përfundojë procedura e kontraktimit.
Në vitin 2020, Nulleshi thotë se do të vërehen rezultatet e para, kur edhe TC – Kosova B, të punojë sipas parametrave evropianë.
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...