Google ADS

Balliu: Vendi në ditët e tij më të zeza, protesta e 16 Marsit madhështore

18:25 | 10 Mars 2019
Arbresh.info

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mblodhi pasditen e sotme kryesinë e partisë. Në takim është diskutuar mbi protestën që opozita do të organizojë në datë 16 Mars.

Basha është shprehur se largimi i Ramës është çështje e emergjencës kombëtare duke i bërë thirrje anëtarëve të kryesisë të oganizojnë sa më shumë njerëz për pjesëmarrje në protestat që do të oganizojë opozita.

Ish deputeti dhe anëtari i Kryesis së PD-së, Klevis Balliu, në përfundim të mbledhjes së kryesisë është shprehur se, protesta e 16 marsit do jetë më madhja e organizuar ndonjëherë nga opozita.

Sipas tij, ato do të vijojnë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.

“Gjatë mbledhjes u diskutua mbi protestën që do të mbajë opozita. Nuk do të ketë asnjë hap pas. Vendi është në ditët e tij më të zeza. Protesta do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës. Protesta e 16 Marsit do të jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit. Nëse do ketë provokime qyetarët do të dinë t’i përgjigjen. Kësaj here qytetarët nuk do të bien më pre e provokimeve të policisë”, u shpreh Balliu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme