Në fundin e vitit të shkuar deputeti Eduart Shalsi, deri në atë kohë kryetar i komisionit parlamentar për veprimtaritë prodhuese, u bë pjesë e kabinetit qeveritar.
Që prej 28 Dhjetorit 2018, Eduard Shalsi drejton Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, duke zëvendësuar në këtë post Sonila Qaton, tashmë drejtoreshë e ARRSH.
Në kohën që ishte në Opozitë, Shalsi, njeri i afërt i kryeministrit Rama që kur ky drejtonte Bashkinë e Tiranës, në një emision televiziv bëri një premtim që la gojëhapur gjithë opinionin publik.
“Dhe mbi të gjitha një premtim që mund ta bëjmë që tani, se nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante!”, kështu tha Shalsi.
Një tjetër rast kur është lakuar emri i Shalsit në publik ka të bëjë me mbjelljen e flokëve. Vetë Shalsi nuk e ka konfirmuar anjëherë, por në media në vitin 2015, u shkrua se Shalsi kishte mbjellë flokët në një klinikë profesionale, ku vetëm një një fije floku kushtonte 20 euro, ndërsa në total, kostoja kishte shkuar në 60 mijë euro.
City News Albania ka zbardhur pasurinë e ministrit Shalsit, referuar të dhënave të publikuara nga Open Spending Albania.
Sipas asaj që ka deklaruar, Ministri Shalsi, se ka burime të ardhurash, pagën e tij, qiranë nga apartamentet, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar veçmas depozita bankare dhe një sërë pagash që përfitohen nga mësimdhënia.
Deklarata e pasurisë nga viti 2012-2017
Viti 2012
Të ardhurat nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 591 834 lekë.
Të ardhura 3 500 euro nga dhënia me qira e një apartamenti në Rr. “Gjin Bue Shpata”.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge dhe kancelare e Fakultetit të Arkitekturës në “Albanian University” 1 698 719 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga kurse private për programin Autocad, 360 000 lekë.
Marrje kredie bankare me vlerë 42 000 euro për blerje apartamenti, me normë interesi 6%, afat shlyerje 20 vjet.
Bashkëshortja, llogari bankare me vlerë 1 032 100 lekë.
Bashkëshortja, gjendje cash 300 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja cash 3 200 euro.
Blerje apartamenti me sip. 56.2 m2, me vlerë 8 400 000 lekë, në Rr. “Mihal Popi”. Burimi: të ardhurat personale dhe kredi bankare.
Pagesë detyrimi me vlerë 5 556 dollarë për një kredi bankare.
Pagesë detyrimi 2 000 euro ndaj kompanisë “Autoland” sh.p.k.
Viti 2013
Të ardhurat nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 393 596 lekë.
Të ardhura 7 623 euro nga dhënia me qira e një apartamenti në Rr. “Gjin Bue Shpata”.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge dhe kancelare e Fakultetit të Arkitekturës në “Albanian University” 1 030 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga kurse private për programin Autocad, 360 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në fund të vitit 558 125 lekë.
Pagesë detyrimi me vlerë 2 778 dollarë për një kredi bankare.
Pagesë detyrimi 2 980 euro ndaj kompanisë “Autoland” sh.p.k.
Pagesë detyrimi 3 948 euro për një kredi bankare marrë në vitin 2012 për blerje apartamenti.
Viti 2014
Të ardhura nga paga si deputet, 2 712 240 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 7 623 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga kurse private për programin AUTOCADIT, 380 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna si pedagoge dhe shefe e Departamentit të Arkitekturës në “Albanian University”, 1 252 591 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 540 001 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 35 989 euro, principali 42 000 euro, norma e interesit 6 %, afati 20 vjet.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 38 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 002 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 290 215 lekë.
Viti 2015
Të ardhura nga paga si deputet, 2 870 086 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit 7 519 euro.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si arkitekte, 1 085 936 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna si pedagoge dhe shefe e Departamentit të Arkitekturës në “Albanian University”, 670 711 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga shërbime me kontrata të pjesshme, 561 000 lekë.
Të ardhura nga vendimi gjyqësor, 1 385 319 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 66 611 lekë.
Para Cash, 1 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 24 792 euro për një kredi bankare me principal 42 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 6%.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 100 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 000 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 87 867 lekë.
Bashkëshortja, para cash, 2 200 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 230 170 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -11 197 euro për një kredi bankare me principal 42 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 6%.
Viti 2016
Të ardhura nga paga neto si deputet, 2 822 376 lekë.
Përfituar nga trashëgimia e babait e 1/3 pjesë takuese e ap. banimi me sip. 66.7 m2, 833 970 lekë.
Bashkëshortja, Eranda Shalsi, përfituar nga trashëgimia e babait e 1/3 pjesë takuese e ap. banimi me sip. 119 m2.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si arkitekte pranë “Adriapolit”, 1 610 808 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga puna si pedagoge e Arkitekturës në “Albanian University”, 1 048 000 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si Person Fizik, 440 556 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga fitimi si Person Fizik, 694 534 lekë.
Gjendje llogarisë bankare, shtuar me 1 957 325 lekë.
Gjendje llogarisë bankare, 657 718 lekë.
Gjendje llogarisë bankare, shtuar me 5 737 euro.
Gjendje llogarisë bankare, 837 dollar.
Bashkëshortja, Eranda Shalsi, gjendje depozitës bankare, shtuar me 895 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendje depozitës bankare, 9 997 euro.
Bashkëshortja, gjendje llogarisë rrjedhëse, pakësuar me 29 819 lekë.
Bashkëshortja, gjendje llogarisë rrjedhëse person fizik, 1 715 911 lekë.
Bashkëshortja, gjendje parave kesh, pakësuar me 2 300 000 lekë.
Bashkëshortja, gjendje llogarisë rrjedhëse, 1 649 833 lekë.
Shlyer për vitin 2016 -1 045 euro për kredi bankare me principal 42 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 4.5%, për të cilën në 31 dhjetor mbeten pashlyer 23 747 euro.
Viti 2017
Të ardhura nga paga si deputet, 1 531 505 lekë.
Të ardhura si ministër Shteti për Çështjet Vendore, 731 890 lekë.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 9 453 euro.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura si arkitekte në Institutin e ‘Adriapolit’, 1 612 175 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura nga paga si pedagoge e arkitekturës në ‘Albanian University’, 1 042 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura nga paga si person fizik, 881 112 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura nga fitimi si person fizik, 873 905 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, të ardhura nga interesat e depozitës, 80 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në Societe General, pakësim, 523 425 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Societe General, shtesë, 1 658 euro, pjesa takuese 50 %.
Pronar me 50 % i sipërfaqe përfituar nga trashëgimia e babait e cila është bashkuar me apartamentin ekzistues, sip. 71.3 m2.
Gjendja e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, shtesë, 342 858 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, shtesë, 9 453 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në Tirana Bank, pakësim, 837 dollarë.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, shtesë, 422 727 lekë.
Kredi bankare në Societe General në shumën 42 000 euro, me afat 20 vjet dhe normë interesi 4.5 %. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 1 118 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 22 629 euro.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë bankare në Alpha Bank, pas bashkimit të llogarive ekzistuese, shtesë, 547 737 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e depozitës bankare në Alpha Bank, pas bashkimit të depozitave ekzistuese, shtesë interesi 80 euro.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Societe General, shtesë 1 658 euro, pjesa takuese 50 %.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në BKT, shtesë 1 908 326 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në BKT si person fizik, shtesë, 628 772 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në BKT si person fizik, shtesë, 8 330 euro.
Bashkëshortja, Znj. Eranda Shalsi, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Societe General, shtesë, 122 794 lekë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?