Vetëm dy ditët e fundit në Gjakovë janë shfaqur mbi 80 zjarre.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se zjarret kryesisht janë shfaqur ne male dhe fusha.
“Sot në Gjakovë ra zjarr në njërin ndër objektet e mëdha në qendër të qytetit, në qendrën tregëtare Viva Fresh. Edhe pse dëmet materiale duket se janë të mëdha, fat i mirë është se nuk ka pasur viktima në njerëz. Në ndërkohë, në komunën e Gjakovës në 36 orët e fundit janë shfaqur mbi 80 zjarre kryesisht në male dhe fusha”, ka shkruar ai.
Sipas tij shumica nga zjarret janë shkaktuar nga njerëz të papërgjegjshëm.
“Është tejet e papërgjegjshme sjellja e individëve të caktuar, të cilët duke gjetur mënyra brutalisht të papërshtatshme të punëve në fusha, e vëjnë në rrezik jetën e njerëzve, pasurinë publike dhe i shkaktojnë dëme të pariparueshme mjedisit jetësorë”, ka thënë Gjini.
I pari I Gjakovës duke kërkuar dënim për keqbërësit ka falënderuar zjarrfikësit dhe Policinë për reagimin profesional.
“I falënderoj tejmase zjarrëfikësit e brigadës së Gjakovës të cilët tanimë me ditë të tëra, jasht çdo parashikim dhe me vetmohim maksimal po përballen me zjarret e shkaktuara nga njerëz skajshëm të papërgjegjshëm. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta ndërpresin zjarrvënien në fusha sepse dëmet mund të jenë të pariparueshme. E falënderoj poashtu policinë e Kosovës për reagim tejet profesional dhe vetmohues. Në të njejtën kohë, iu bëj thirrje të gjitha organeve të rendit që me rigorozitetin më të madh t’i hetojnë të gjithë ata që e vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe pasurinë qoftë publike qoftë private”, ka përfunduar ai.
Ndryshe pak minuta më parë në qendër të Gjakovës është përfshirë nga zjarri edhe një qendër tregtare.
Sipas Policisë së Kosovës intervenimi ka qenë i shpejtë duke evakuuar të gjithë punëtorët derisa asnjëri prej tyre nuk ka marrë lëndime trupore. Por nga zjarri është lënduar një zjarrfikës./Arbresh.info/
Lexo edhe: Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në Gjakovë
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...