Ministri i i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur Listës Serbë pas deklarimeve se janë të gatshëm ta rrëzojnë qeverinë Haradainaj.
Lekaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se pritja do t’u zgjasë deri në fund të mandatit, shkruan arbresh.info.
“Nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, atëherë pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati”, ka shkruar Lekaj.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që detyra e deputetit të merret me më shumë seriozitet.
“Prandaj, unë u bëjë thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, ka përfunduar Lekaj.
Ndryshe reagimi i ministrit që vie nga radhët e AAK-së, erdhi pasi deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Igor Simiq deklaroi se partia nga ai vie është e gatshme ta rrëzoj Qeverinë Haradinaj.
Sumiqi tha gjithashtu se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo me praninë e saj duke i dhënë legjitimitet sesioneve parlamentare, “sepse ata formuan një ushtri me 107 vota./Arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele