Google ADS

Trump kërkon edhe 8.6 miliardë dollarë për murin me Meksikën

15:47 | 10 Mars 2019
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Tramp nesër do të kërkojë nga Kongresi edhe 8,6 miliardë dollarë të tjera për ndërtimin e murit të kufirit amerikano-meksikan, raportuan përfaqësues zyrtarë amerikanë.

Tramp premtoi ndërtimi e murit i cili do të pengojë migrimin ilegal dhe tregtinë me njerëz dhe narkotikë.

Shuma është gjashtë herë më e madhe se ajo që e ka miratuar Kongresi për projektet kufitare në çdo prej dy viteve fiskale paraprake.

Demokratët, të cilët e kundërshtojnë ndërtimin e murit dhe e konsiderojnë si të panevojshëm dhe të pamoralshëm, e kontrollojnë Dhomën Përfaqësuese amerikane, kështu që supozohet se ka shumë pak mundësi që kërkesa e Trampit të kalojë në Kongres.

Siç transmetojnë agjencitë botërore pa marrë parasysh nëse Kongresi do ta miratojë kërkesën, kjo mund të ndihmojë që Trampi t’i parashtrojë argumentet e tij për sigurinë e kufirit në garën e ardhshme presidenciale në vitin 2020./mia/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme