Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit V. T, raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuarit V. T si person përgjegjës në kompaninë SH.P.K ’VEV GROUP’’ e ka lëshuar kamionin në qarkullim pa regjistrim dhe pa kontroll.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V. T., si person përgjegjës në kompaninë, SH. P. K. ‘’VEV GROUP’’ , ka lëshuar në qarkullim kamionin e tipit “Scania”, pa regjistrim dhe pa kontrollë teknike që nga data 18 gusht 2017, të cilin e ka drejtuar shoferi i kësaj kompanie M. A., me ç’rast i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku me datë 07.03.2019, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur i ndjeri Q. Ç. dhe kanë mbetur të lënduar 23 persona”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në mënyrë që të bëhet zhvillimi normal i procedurës.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Arbesh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën