Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë këtë ushqim

09:31 | 10 Mars 2019
Arbresh.info

Në ditët e sotme ka mjaft informacione të cilat mund ti gjesh në libra apo edhe në internet lidhur me ushqimet që duhet të konsumojnë gratë gjatë muajve të shtatzënisë.
Përveç pjesës që duhet të ushqeheni me ushqime sa më të shëndetshme duke përdorur një dietë ushqimore , në këtë material do të gjeni edhe arsyet pse duhet të shtoni edhe një ushqim tjetër në listën tuaj.

Po flasim për kosin dhe vetitë e tij. Gratë shtatzëna mund të konsumojnë vetëm kos të pasterizuar pasi produktet e bulmetit që nuk janë të pasterizuara mund të përmbajnë baktere të cilat mund të dëmtojnë nënën dhe fetusin. Megjithëse shumica e markave që tregtojnë këto produkte, përdorin kos të pasterizuar, është shumë e rëndësishme që të lexoni etiketat e produkteve që blini.
Ja cilat janë përfitimet që keni nga konsumimi i kosit:

-Lehtëson simptomat inflamatore. Kosi është i pasur me probiotikë. Një nga përfitimet e konsumit të këtyre probiotikëve është aftësia që kanë për të qetësuar simptomat inflamatore. Në një studim të kryer së fundmi, konsumimi i kosit rezultoi të ishte efektiv në lehtësimin e simptomave inflamatore në 70% të rasteve.

-Kocka të forta për nënën dhe foshnjën. Qëllimi kryesor i shtatzënisë është furnizimi i foshnjës me lëndë ushqyese pa vënë në rrezik shëndetin e nënës. Dhe kosi, si të gjitha produktet e tjera të bulmetit përmban kalcium i cili ndihmon në zhvillimin e kockave të foshnjës dhe ndihmon edhe që kockat e nënës të jenë të forta për të përballuar peshën e shtuar gjatë shtatzënisë.

-Parandalon pre-eklampsinë. Në një studim të kryer nga “Khon Kaen University” në Tajlandë u zbulua se gratë shtatzëna që konsumonin një dietë të pasur me kalcium, kishim më pak mundësi për tu prekur nga pre-eklampsia.

-Nivel konstant i insulinës. Për shkak të sasisë së lartë të probiotikëve që kosi përmban, ai bën të mundur mbajtjen e një niveli konstant të insulinës në gjak./ Shendeti.com.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme