Google ADS

Shkollat e Mitrovicës kundërshtojnë SBASHK-un

19:56 | 9 Mars 2019
A. B.

Sot në shumë shkolla të komunës së Mitrovicës sipas dinamikës së paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka vazhduar zëvendësimi i orëve të humbura si pasojë e grevës së personelit arsimor.

Drejtori i Arsimit, Iset Beka, bën të ditur se në shumicën e shkollave të komunës sonë me përjashtim të katër shkollave, kanë mbajtur mësimin sipas planit dhe programit të përcaktuar nga drejtorët dhe personelit në këto shkolla.

Beka, theksoi se në ditët në vijim do të mbaj një mbledhje me kryesitë e nxënësve të këtyre shkollave dhe Këshillat drejtuese, në mënyrë që t’i udhëzojnë dhe këshillojnë se pasojat sidomos për nxënësit e klasëve të para, të nënta dhe të dymbëdhjeta janë të pariparueshme.

“Pas vendimit të gjykatës çdo ditë e humbur është arsyetim i kotë dhe shkon në dëm të nxënësve”, tha ndër të tjerash drejtori i Arsimit, Iset Beka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme