Sekretari Shtetëror në ministrinë e Punëve të Jashtme, Vikor Dimovski, i cili merr pjesë në vizitë pune në Kanada, krahas takimeve në ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë realizoi takim dhe bisedime me Brian May, deputet i grupit ndërkuvendar për miqësi me vendin tonë në Kuvendin e Kanadasë, si dhe me kryetarin dhe nënkryetarin e Asociacionit të NATO-s në Kanada, Reoberts Bains dhe Michael Word.
Siç njoftojnë nga ministria e Punëve të Jashtme, në bisedë me kryesuesin e grupit ndërkuvendar, Brian May u konstatua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy kuvendeve gjatë viteve të kaluara duke u thekuar edhe pritjet për përshpejtimin e procedurës për ratifikimin për anëtarësim në NATO në Kuvendin kanadez. Gjithashtu u bisedua për mundësinë dhe përforcimin e bashkëpunimit mes dy kuvendeve në periudhën e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në takimin e tij me Robert Bains dhe Michaell Word u shpreh gatishmëria e NATO asociacionit të Kandasë për angazhimin intensiv në promovimin publik për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të NATO-s një Kuvendin e Kanadasë”, thonë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë qëndrimit, sekretari shtetëror Dimovski, realizoi takim edhe me Jim Boston, kreun Otavës në të cilin u shfaq interesi i Bashkisë së Shkupit për vendosjen e bashkëpunimit me Otavën, kryeqytetin e Kandasë.
Tirana vishet kuqezi, nis Parada e Shqiptarëve
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...