Si pasojë e një aksidenti në Podujevë humb jetën një person

16:57 | 9 Mars 2019
A. B.

Rreth dy orë më parë në fshatin Shtedim të Podujevës ka ndodhur një aksidentet me fatalitet.

Si pasojë e përplasjes të dy automjeteve ka humbur jetën një 73 vjeçar.

Aksidentin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim ka ndodhur në një aksident trafiku, mes dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime turpore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor), nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksideti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës J.Z, 73 vjecar e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Të lënduarin janë derguar per tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme