Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi dhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, po zhvillon vizitë zyrtare në Sanxhak të Serbisë.
Hoti vizitën e parë e bëri në Këshillin Kombëtar Boshnjak ku u prit nga Sulejman Ugljanin anëtar i Këshillit, njëherit dhe president i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), si dhe Enis Imamomviq, Deputet në Parlamentin e Serbisë.
Koordinatori Hoti theksori rëndësinë e vizitës në Sanxhak dhe prezantoi Programin Nacional për Rininë.
“Është nder për mua që sot zyrtarisht bashkë me delegacion po vizitojmë Sanxhakun. Sanxhaku është kërthiza e Ballkanit Perëndimor dhe është burim i stabilitetit. Ndaj mendimin se pa zgjidhjen e çështjes së Sanxhakut rajoni nuk mund të gjejë paqen. Kam ardhur këtu që të prezantoj Programin Nacional për Rininë i cili është hartuar për nxënës të të gjitha komuniteteve, duke përfshirë edhe komunitetin boshnjak, jo vetëm në Kosovë. Uroj që bashkëpunimi jonë të fillojë të thellohet duke filluar nga nxënësit”, tha Hoti.
Nga ana tjetër, Kryetari Ugljanin e quajti të rëndësisë së veçantë vizitën e delegacionit të Kosovës.
“Vizita juaj në Sanxhak do të thotë shumë për ne. Ardhja juaj këtu dërgon mesazhin se raportet e mira ndërmjet shqiptarëve dhe boshnjakëve nuk mund të ndalohen nga askush. Me Pavarësinë e Kosovës, liria ka ardhur deri në Sanxhak. E përgëzoj iniciativën tuaj për programin për rininë dhe shpreh gatishmërinë time për bashkëpunim”, tha Uglanin.
Ndërkaq, profesori i historisë Esad Rahiq tha se vizita e delegacionit të sotëm është e barasvlershme me atë të Shaban Polluzhës në vitin 1941. “Prej atëherë, është hera e parë që një delegacion nga Kosova zyrtarisht po viziton këtë pjesë të Serbisë”, tha Rahiq.
Po ashtu, është hera e parë që në një takim zyrtar ndërmjet delegacioneve në Republikën e Serbisë, vendoset flamuri i Republikës së Kosovës.
Pjesë e delegacionit nga Kosova ishte edhe profesori Nexhmedin Spahiu, udhëheqësi i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi dhe Xhelal Shaqiri, zyrtar ndërlidhës i Zyrës së Kosovës në Serbi.
Në fund të takimit, Hoti i dhuroi Uglaninit një hartë të Kosovës të punuar me gurë të Minierës së Trepçës, ndërkaq Uglanin i dha Hotit një libër me përmbledhje të historisë së Sanxhakut.
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese